Po pastronte çiften, 82-vjeçari plagos mbesën në Fier! E reja jashtë rrezikut për jetën
28/08/2022 16:11
Një 25-vjeçare është plagosur aksidentalisht ditën e sotme, nga gjyshi i saj, teksa ky i fundit po pastronte çiften.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Patos të Fierit, ku 82-vjeçari me inicialet A.M po pastronte armën dhe ka plagosur mbesën e tij 25-vjeçaren me inicialet A.S, e cila hndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Fier/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 15:40, në Patos Fshat, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi A. M., 82 vjeç, ka plagosur mbesën e tij, shtetasen A. S., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel