Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për kalimet kufitare mes dy vendeve.

Stoltenberg përmes një postimi në Twitter ka mirëpritur marrëveshjen dhe ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiç që çështjet e pazgjidhura t’i zgjidhin përmes dialogut. Ai shtoi se megjithëse marrëveshja u arrit, KFOR-i mbetet vigjilent sa i përket sigurisë.

“E mirëpres marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë i inkurajoj të dy, presidentin Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin Albin Kurti për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes dialogut politik”, ka shkruar Stoltenberg.

Kosova dhe Serbia më 27 gusht kanë arritur marrëveshje për heqjen dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e dy shteteve. Kjo marrëveshje nënkupton se qytetarët e Serbisë dhe ata të Kosovës, do të mund të kalojnë kufirin me kartat e tyre të identitetit, pa pasur nevojë që të pajisen me një letër shtesë të hyrje-daljes. Këtë praktikë Serbia e kishte aplikuar prej 11 vitesh, ndërsa Kosova lëshoi dokumente të tilla vetëm për disa orë gjatë 1 gushtit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA