E rrahu në sy të fëmijëve, gruaja hakmerret dhe e godet me thikë burrin në Tiranë
28/08/2022 10:40
Një çift bashkëshortësh janë përfshirë në konflikt me njëri-tjetrin në Tiranë e si pasojë ka mbetur i plagosur një 34-vjeçar.
Mësohet se e gjitha nisi pasi burri 34-vjeçar me iniciale F.GJ ditën e djeshme kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 32-vjeçare në sy të fëmijëve të tyre të mitur.
Gjatë konfliktit, 32-vjeçarja me iniciale A.N., është kundërpërgjigjur duke e goditur bashkëshortin me thikë.
Aktualisht 34-vjeçari F. Gj. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel