Qëlluan 19 herë me armë zjarri ndaj Alban Bruçajt në Shkodër, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët

27/08/2022 16:01

Janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e atentatit të dy ditëve më parë në Shkodër ndaj Albano Bruçajt.

Mësohet se në kërkim janë shpallur Tornato Fusha, 20-vjeç dhe Bajram Cerkoja, 24-vjeç.

Dy të rinjtë akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë, pasi shënjestra mundi t’i shmangej plumbave.

Mbrëmjen e 25 gushtit, autorët qëlluan 19 herë drejt mjetit tip “Audi”, që drejtohej nga 25-vjeçari Alban Bruçaj.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje, pasi shënjestra e sulmit Albano Bruçaj ka plagosur me parë Tornato Fushën.

Top Channel