Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka mirëpritur sot arritjen e marrëveshjes për dokumente ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se pas kësaj shpreson të arrihet edhe marrëveshja për targa dhe ajo përfundimtare.

“Më vjen mirë të dëgjosh se një marrëveshje është arritur nën udhëheqjen e BE-së me mbështetjen e qartë të zëvendësndihmës sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar. Shpresojmë që zbatimi i shpejtë të çojë në gjetjen e zgjidhjes së targave të makinave dhe të na afrojë me marrëveshjen përfundimtare të normalizimit”, ka shkruar ajo në Twitter.

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell, tha sot se Serbia dhe Kosova arritën një marrëveshje mbi lëvizjen e qytetarëve të të dyja vendeve.

 

Top Channel