Ish-gruaja e yllit të Mancheser United, Ryan Giggs mbeti dje e tmerruar pasi tre grabitës të maskuar i morën makinën sportive Range Rover në shtëpinë e saj.
Nëna e dy fëmijëve Stacey, 43 vjeçe, tha se kishte mbetur ‘e ngrirë’ teksa grabitësit largoheshin me makinën e saj, dje pasdite në periferi të Manchester.
Stacey raportohej se ishte “e traumatizuar” ashtu si dhe fëmijët e saj Liberty, 19 vjeçe dhe djali Zach 15, që kanë për baba mesfushorin e Manchester, Ryan Giggs.
Burimet e policisë thonin më tej se Stacey, e cila kohët e fundit është ndarë nga këngëtari britanik Max George, kishte përdorur gjurmuesin elektronik të makinës dhe rrjedhimisht policia e gjeti të braktisur.
Policia tha se po hetonte si grabitësit kishin hynë në pronën e saj dhe kishin marrë kontrollin e makinës.
Fqinjët kishin parë dje ish-bashkëshortin Ryan që kishte ardhur të linte një tjetër makinë për Stacey.
43 vjeçarja u nda së fundmi nga i dashuri këngëtar Max, 33 vjeç, pas raportimeve se ai ishte shumë i afërt me aktoren e telenovelës britanike ‘EastEnders’, 21 vjeçaren Maisie Smith.
Stacey e akuzonte atë se e kishte tradhtuar.
Ajo raportohej nga mediat se e kishte qujatur “qen gënjeshtar” kur e përditshmja ‘The Sun’ zbuloi se kishte shkuar për pushime romantike në Kretë me Maisie.
Një mikeshë e Stacey tha për gazetën: “Max e ka tradhtuar atë me Maisie, por ai e mohon. Ai në fakt duket si një xhaxha për Maisie.”
Top Channel