Bolsonaro ‘bën fushatë’ në festivalin më të madh të ‘cowboy-ve’ në Brazil (fotot)

27/08/2022 21:18

‘Festa do Peão’ është festivali më i madh i ‘cowboy-ve’ në Brazil dhe në Amerikën latine, por mediat akuzonin sot presidentin Bolsonaro se po e kthente atë në një miting të fushatës së rizgjedhjes.

Lideri populist falenderonte turmat në eventin e fermerëve duke thënë se puna e tyre e kishte “ngritur Brazilin në skenën globale”.

“Bota do të vdiste për të ngrënë po të mos ishit ju,” i tha pjesëmarrësve Bolsonaro ndërsa më tej akuzoi policinë e gjykatat për komplote kundër fushates së tij të rigjedhjes.

Ai i referohej bastisjeve të policisë federale ndaj disa biznesmenëve pro-Bolsonaro përfshi dhe manjatin e shitjeve Luciano Hang.

Presidenti shtonte se autoritetet kishin shënjestruar padrejtësisht tetë biznesmenë, duke quajtur hetimet një tentativë për të bërë të heshtin mbështetësit e tij para zgjedhjeve të tetorit.

“Brazili po shkon drejt rrugës së diktaturës. Kjo gjithmonë nis me humbjen e të drejtave, pak nga pak dhe një ditë e kupton se je krejtësisht i lidhur”, tha ai.

Hang, pronar i linjës së dyqaneve Havan është një mbështetës i zëshëm i Bolsonaro dhe akuzon autoritetet për censurë pas bllokimit të llogarive të tij në Twitter, Instagram e Facebook.

“Ata mund të më heqin nga rrjetet sociale por nuk do të më bëjnë kurrë të hesht!” tha Hang, pasuria e të cilit llogaritet në $4.8 miliardë, sipas revistës Forbes.

“Thuaj jo censurës, sepse tjetri në radhë je ti,” shkruante ai në një postim të fundit, i cili ishte bllokuar për përdoruesit në Brazil.

FOTO GALERI
5/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA