Video/ Krimineli ‘me imagjinatë’ i shpëton policisë duke i hedhur krahun në qafë të panjohurit, duke u hequr se e kishte shok (fotot)

26/08/2022 15:23

Në pamje shihen momentet shokuese kur një sulmues i dyshuar me armë, hidhet nga një makinë në lëvizje që ndiqej nga policia, dhe i shpëtoi vëmendjes së oficerëve duke i hedhur kahun një të panjohuri që dukej si “miku i tij”.

Pas ndjekjes së rrezikshme në një zonë rezidenciale në Argjentinë, krimineli del nga makina në zonën e Cordoba.

Më ai duke përdorur imagjinatën i hedh krahun në qafë një të panjohuri që po ecte në rrugë dhe nisi të bisedonte me të sikur ishin miq të vjetër, teksa makina e policisë kalonte duke e kërkuar.

Dhe në fakt policëve as që i bie në sy krimineli, duke besuar se ishte vetëm një kalimtar i zonës.

Kur i kërkuari kupton se ia ka hedhur, ai nis përsëri të vrapojë në rruga.

Në pamje të mëvonshme shihet që policia arreston shoferin e makinës së ndjekur, pas përplasjes me një veturë Peugeot 307.

Policia raportohet se kishte kuptuar se ishin vënë në lojë nga krimineli, vetëm pasi analizuan kamerat e sigurisë.

Ndjekja kishte nisur pas një shkëmbimi zjarri në Cordoba pas një debati parkimi, sipas të përditshmes La Voz.

FOTO GALERI
1/3
Një sulmues i dyshuar me armë, hidhet nga një makinë në lëvizje që ndiqej nga policia, dhe i shpëtoi vëmendjes së oficerëve duke i hedhur kahun një të panjohuri

Top Channel