Policia australiane kap sasinë rekord prej 2 ton metafetaminë-kristal me vlerë mbi $1 miliardë (fotot)

26/08/2022 18:37

Autoritetet australiane njoftuan sot se kanë gjetur 2 ton drogë metamfetaminë të fshehur në pllaka mermeri që dërgoheshin nga Lindja e Mesme drejt Sydney, në atë që policia quante kapja më e madhe ndonjëherë e drogave ilegale në Australi.

Tre persona u arrestuan pasi 748 kilogramë droga ishin kapur në fillim të muajit të fshehur në 24 konteinerë të ardhur në Portin Botany, thanë sot zyrtarët.

Ndërsa pjesa tjetër, 1,060 kilogramë u gjetën në 19 konteinerë të ardhur javës që shkoi në të njëjtin port. Droga ishte fshehur në të njëjtën mënyrë dhe vinte e gjitha nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Policia llogariste se vlera e metamfetaminës së kapur arrinte në 1.6 miliardë dollarë australianë ($1.1 miliardë), që reflekton çmimet e larta që paguhen nga australianët për substancat ilegale, në krahasim me vende të tjera të krahasueshme.

Kreu i policisë John Watson përshkruante sasinë e kapur “habitëse.”

“Kapja e kësaj sasie do të ndjehej për muaj me radhë nga rrjeti i trafikut të paligjshëm dhe shpërndarësit e nivele të lartë, të mesëm e të ulët,” Watson.

Nuk janë bërë operacione të tjera që prej operacionit të javës së shkuar teksa hetuesit kanë fokusuar vëmendjen në identifikimin e furnizuesve të jashtëm.

“Linda e Mesme është fokusi ynë kryesor, por nuk do të kufizojmë hetimet vetëm për atë rajon,” tha Watson.

Tre të arrestuarit — me moshë 24, 26 e 34 vjeç — përballet deri me burgim të përjetshëm nëse shpallen faktorë për trafikun e madh.

Rekordi i mëparshëm i këtij tipi në Australi ishte kapja e 1.6 ton metamfetaminë në një anije në Melbourne që vinte nga Bangkok në prill 2019.

FOTO GALERI
1/3
748 kilogramë droga ishin kapur në fillim të muajit të fshehur në 24 konteinerë të ardhur në Portin Botany

Top Channel