Panairi tradicional i falkojve mbledh entuziastët sauditë në kryeqytetin Riad (fotot)

26/08/2022 21:14

Vizitorët bashkëvepronin sot me falkojtë madhështorë që po shfaqen në panairin e përvitshëm tradicional të kryeqytetit saudit, me rritësit më të mirë të rajonit.

Të zotët e shpendëve të gjuetisë,  mund t’i shesin ato për çmimin më të mirë gjatë ekzibicionit 10-ditor, që është më i madhi i këtij lloji në Arabinë Saudite.

Përveç specieve të ndryshme të falkojve, pavjonet përfshijnë dhe pajisje të specializuara gjuetie.

“Ne kemi trashëguar traditën e falkojve nga baballaët dhe gjyshërit tanë. Gjithmonë jemi kujdesur për ta si për fëmijët tanë”.

“Në Arabinë Saudite falkojtë janë shokë të njeriut dhe vlerësohen shumë. Në i mbajmë këto shpendë në dhomat e ndenies, dhe ata qëndrojnë ulur me ne”, thotë një vizitor vendas.

Organizatori Ibrahim al-Magluthi, tha më tej për ekzibicionin:
“Kemi rreth 40 falkoj që i kemi sjellë nga vende të huaja. Ata u transportuan nga shoqata saudite e falkojve”.

“Çmimet e tyre variojnë nga 10,000 deri në 13,000 euro, por ka disa ekzemplarë të vecantë që arrijnë në vlerë edhe në 20,000 euro”, thotë ai.

Panairi saudit i falkojve sivjet pritet të vizitoret nga rreth gjysmë milioni njerëz nga 25 gushti deri më 3 shtator.

Entuziastët vijnë për të celebruar artin e rritjes së falkojve dhe trashegiminë e tij të pasur.

Vizitorët këtu mund të shikojnë koleksionet më të mira në botë të falkojve të cila pasohen nga udhëtime të paharrueshme në terrenet e shkretëtirës.

FOTO GALERI
6/12
Çmimet e tyre variojnë nga 10,000 deri në 13,000 euro

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA