
25/02 09:55
Alexandros Kouros do të vijojë karrierën e tij te Teuta teksa durrsakët e kanë prezantuar si futbollistin më të ri.
Së fundmi, Kouros është aktivizuar me Doxa Katokopias dhe PAEEK në Qipro ndërsa tashmë rikthehet në Superiore për t’u vendosur menjëherë nën urdhrat e trajnerit Renato Arapi. Kujtojmë se te Teuta janë rikthyer në këtë merkato edhe Arbër Çyrbja si dhe Erando Karabeci. Durrsakët nuk i kanë bërë një start të mirë kampionatit teksa u mposhtën nga Laçi në transfertë me rezultatin 3-1 teksa ndeshjen e radhës e luajnë në shtëpi ndaj Bylis.
Njoftimi i Teutës:
Top Channel