SPAK nisi hetim ndaj Metës/ Reagon ish-deputeti Valteri: Në shtator do ballafaqohesh me atë çka ke mbjellë këto 30 vite

25/08/2022 15:53

Ish-presidenti Ilir Meta tashmë kryetar i Partisë së Lirisë u vu dje nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nën dyshimin për një lobim të padeklaruar me vlerë rreth 700.000 euro.

SPAK sqaroi se kjo kërkesë  është pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal regjistruar mbi bazën e kallëzimit të ish-deputetit Halit Valteri, ndërsa sot ka ardhur edhe një reagim nga ky i fundit pasI Meta e sulmoi dje.

Reagimi i ish-deputetit Halit Valteri: Kam ndjekur me shumë vëmendje deklaratat e ish presidentit Like Metaj dhe kisha zgjedhur të mos prononcohem, por meqënese më paska akuzuar për lidhje me Vienën dhe inceneratorët i kisha dy fjalë.

I dashur Like, unë as nuk kam bërë dhe as do të bëj kurrë diçka qe nuk e mendoj dhe që nuk është e drejtë. Dendoncimi im vjen si pasojë e gjithë atyre pasthirrmave nga populli i thjeshtë të cilin ti e ke zhvatur për më shumë se 30 vjet, duke mos lëshuar karrigen e politikanit për asnjë ditë të vetëm. Ti ja ke arritur tia hedhesh paq falë vendimeve të gjykatave të manipuluara, falë kapjes së sistemit të drejtësisë nëpërmjet rryshfetit dhe herë pas herë nëpërmjet shantazheve, si kjo e fundit kur akuzove kreun e SPAK.

Sëdyti, i dashur Like, unë quhem Halit Xhezar Valteri dhe as babi im dhe as gjyshi im nuk kemi ndryshur as emrin as mbiemrin, ndryshe nga ty. Nëse je ashtu siç pretendon dhe nuk je ai I.M. që gjoja të paskan stisur, tregohu njëherë i ndershëm para shqiptarëve dhe dil publikisht bëj kerkesë pranë institucionit të dosjeve të shohim të vërtetën cullak siç ka hije.

Sëtreti, i dashur Like, fajin mos u mundo ta gjesh tek unë, se ashtu si unë ka dhjetëra të tjerë të cilët rastin tënd ja kanë besuar drejtësisë. Deri me sot nuk je njohur, se manteli i pushtetit të ka ruajtur por shtatori po vjen dhe të paktën nje herë në jetë do të ballafaqohesh me atë çka ke mbjellë këto 30 vite.

Sëkatërti, i dashur Like, unë sinqerisht uroj që ti mos te behesh si Ivo Sanader, ish kryeministri i Kroacisë i cili eshte dënuar 3 herë për korrupsion dhe sapo shkon në gjysmën e njërit dënim, i ngarkohet tjetri.

Sëpesti, i dashur Like, të këshilloj të marrësh masat e të bësh të paktën një herë diçka të mirë për popullin shqiptar, ato paratë që të kane dalë tepër nga 7% e nga gjitha % e tjera, jam i sigurtë që janë aq shumë sa mund të mbajnë gjithë shqipëtarët 1 vit me rroga, rroga e madje te majme. Të paktën këtë herë jepja atyre se nuk do të duhen më, mos u trego zemergur siç u bëre në 2011, që i fshehe milionat e eurove tek shtepia e Luan Dobratit dhe më pas shkove dhe i rimore e i ndjeri iku mga kjo jetë me pishmanin se nuk i dhe as 100 euro për shërbimin e bërë. Më beso, bëje këtë të mirë për popullin e gjorë se veç e ke vjelur. .

Sëgjashti, i dashur Like, nëse si dorëzon lekët popullit, do i bëj thirrje SPAK-ut të të marri në vëzhgim shtëpinë që mos kesh ku ti cosh paratë.

Sëfundmi, i dashur Like, meqënëse ti i ke të gjitha shifrat me 700 mijë dhe studio e avokatisë në Vjenë kushton më shumë, do i bëj unë thirrje shqiptarëve që të mbledhin paratë për ty dhe të vesh “drejtësinë” në vend, sepse gazeta prestigjoze Kronen Zeitung paska “shpifur” për ty.

Je shah mat shoku Like. Jo nga unë, por nga përtej Atlatikut…

Dy muaj më parë ish deputeti Halit Valteri  dorëzoi në SPAK një kallëzim bashkëshoqëruar me disa dokumente duke ngritur pretendimin për një lobim në SHBA të padeklaruar nga zoti Meta.

Top Channel