
Ballkani shkruan historinë dhe bëhet skuadra e parë shqiptare që arrin të kualifikohet në grupet e Conference League.
Skuadra e Ilir Dajës fitoi me rezultatin e përgjithshëm 3-1 ndaj ekipit shqiptar të Shkupit.
Skuadra nga Suhareka ia doli të merrte rezultatin 1-2 në sfidën e luajtur një javë më parë në Shkup, ndërsa mbrëmjen e kësaj të enjte ka triumfuar me rezultatin 1-0 edhe në takimin e zhvilluar në “Fadil Vokrri”.
Megjithatë një nga momentet më të veçanta të kësaj mbrëmje ishte pas përfundimit të takimit.
Skuadra e Ballkanit është duartrokitur nga tifozeria e ekipit të Shkupit, të cilët festuan së bashku me tifozerinë e Suharekës kualifikimin për herë të parë të një skuadre shqiptare në grupet e Conference League./ Supersport
Top Channel