‘Puthja e vdekjes’/ Krokodili kap në nofulla kokën e zebrës së re për ta tërhequr ‘drejt fatkeqësisë’ (imazhe të rënda)

25/08/2022 15:38

Në disa imazhe të vështira nga Afrika shihej sot një krokodil i pamëshirshëm që kishte kapur në nofulla kokën e një zebre të pafajshme, e cila përpiqej të pinte nga një rrjedhë ujore në rezervatin natyror në Kenia.

Predatori kishte pritur i fshehur në ujë derisa kapi zebrën e re për ta vrarë, teksa tufa e saj vrapoi për të shpëtuar duke u shpërndarë.

Më pas zebra e pafat u tërhoq në ujë prej bishës së uritur në imazhet tregonin në mënyrë të vrazhdë sesi funksionojnë ligjet e natyrës.

Biznesmeni Neal Cooper, 56 vjeç nga Pretoria në Afrikën e Jugut, fotografoi imazhet mahnitëse në rezervatin kenian të Mara Triangle.

Ai po qëndronte rreth 30 metra larg eventit të botës së egër, duke pritur momentin e përshtatshëm të dramës.

Cooper tha: “Ishte një imazh i pastër i natyrës brutale të mbijetesës, që unë kapa në kamera.”

Ai shtonte se para se krokodili të sulmonte, zebrat po prisnin të gjitha bashkë për të pirë, të pandërgjegjshme për rrezikun që fshihej nën ujë, derisa njera prej tyre e pagoi me koken e saj.

FOTO GALERI
1/7
Në disa imazhe të vështira nga Afrika shihej sot një krokodil i pamëshirshëm që kishte kapur në nofulla kokën e një zebre

Top Channel