Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Manchester United ka bërë një ofertë zyrtare për Kevin Trapp.
Portieri gjerman ishte protagonist me Eintrachtin e Frankfurtit sezonin e kaluar, duke dhënë një kontribut të madh në suksesin e paharrueshëm në Europa League.
Portieri ka edhe dy kontratë me klubin gjerman. Autori i gjashtë ndeshjeve me kombëtaren, ka pranuar interesimin e United në një postim në “Instagram”, aty ku zbulon edhe vendimin që ka marrë.

“Është e vërtetë që ka një ofertë me shkrim. United është një klub i madh dhe shpresoj që të gjithë ta kuptojnë se unë do ta merrja në konsideratë një ofertë të tillë, por dje u thashë drejtuesve të të dy klubeve se kam vendosur të qëndroj në Eintrachti”, shkruan 32-vjeçari.
Trapp ka zgjedhur të mos braktisë klubin aktual në ditët e fundit të merkatos. “Gardiani” gjerman provoi një aventurë 3-vjeçare te PSG (2015-2018), sezone gjatë së cilave fitoi gjashtë trofe në kryeqytetin francez.
Top Channel