Arrestimi i agjentit të forcave operacionale Jeton Lami pasi dyshohet se shpërdoroi detyrën dhe ndihmoi për transportimin e të shumëkërkuarin Ervis martinaj.
Nuk është një rast i shkëputur. Për fat të keq shumë punonjës policie në vend që të jenë në ruajtje të ligjit dhe të zbatimit të tij janë vetë ata që e shkelin.
Top Channel mëson se nga janari deri në korrik të këtij viti kanë rënë në pranga 35 punonjës policie si dhe po hetohen në gjendje të lirë 208 prej tyre.
Akuzat janë nga më të ndryshmet si korrupsion, shpërdorim detyre, veprime arbitrare etj.
Më 2 gusht u arrestua Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan Arjan Tase për veprën penale vrasje me dashje pasi aksidentoi për vdekje me gomonen e tij një 7-vjeçare në plazhin e Potamit në Himarë.
Por pavarësisht rasteve të identifikuara në shkelje që janë vënë në pranga, për punonjësit e policisë sidomos në strukturat elitare si Operacionalet dhe RENE-as ka dyshime se janë përfshirë në vepra të rënda penale dhe përdoren si qitës nga grupe kriminale.
I tillë ishte rasti i arrestimit të 39 vjeçarit Remal Rada ish-efektiv i Reneas i cili më 26 korrik u arrestua në zonën e Saukut së bashku me 28-vjeçarin Elton Hidri pasi në makinën me të cilën po lëviznin policia gjeti një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.
Top Channel