Klubi italian kërkon sulmuesin e Kombëtares, Chelsea ka një kusht

25/08/2022 10:30

Salernitana tenton goditjen e madhe në sulm. Ekipi nga Salerno arriti të sigurojë një mbijetesë drithëruese sezonin e kaluar, duke i befasuar të gjithë.

Djemtë e Nicolas duan të vijojnë qëndrimin në Serie A, teksa drejtuesit kanë nisur punën për të siguruar Michy Batshuayi.

Sulmuesi belg e kaloi sezonin e fundit i huazuar te Besiktasi në Turqi, ndërkohë që ka edhe një vit kontratë me Chelsea. Thomas Tuchel nuk e ka në planet e tij dhe 28-vjeçari mund të vazhdojë karrierën në kampionatin italian sipas Sky Sport.

Dy klubet kanë nisur bisedimet në lidhje me formulën e marrëveshjes. Chelsea pranon huazimin e sulmuesit në Itali, por me detyrimin e blerjes së tij nga Salernitana në fund të sezonit për një shumë që nuk është përcaktuar akoma.

“Blutë e Londrës” pritet të rinovojnë me një tjetër vit me Batshuayi, për ta huazuar më pas te Salernitana. Gjatë aventurës me Besiktasin, belgu regjistroi 14 gola dhe 5 asiste në 33 ndeshje, teksa numëron 45 ndeshje dhe 25 gola me kombëtaren e vendit të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA