Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Nottingham Forest vazhdon të jetë shumë aktiv në merkato. Klubi historik anglez, dy herë fitues i Ligës së Kampionëve (Champions League) u rikthye këtë sezon në Premier League pas 23 viteve mungesë.
Drejtuesit kanë bërë një revolucion total dhe deri tani kanë zyrtarizuar plot 18 afrime. I radhës është Serge Aurier, i cili muajin e kaluar mbylli bashkëpunimin me spanjollët e Villarealit.

Mbrojtësi i djathtë mban shiritin e kapitenit te kombëtarja e Bregut të Fildishtë. 29-vjeçari ka një eksperiencë të madhe mbi supe, teksa rikthehet në Premier League pas një viti.
Aurier ishte pjesë e Tottenhamit në sezonin 2020/2021, ndërkohë që në Francë ka veshur fanellat e PSG, Toulouse dhe Lens.

Footmercato raporton se lojtari afrikan do të firmosë deri në vitin 2024 me Nottingham Forest. Zyrtarizimi i marrëveshjes do të ndodhë brenda 48 orëve.
Top Channel