Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Daniel Ricciardo dhe McLaren do të ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni të Formulës 1.
Piloti australian iu bashkua skuadrës britanike në 2021-shin dhe firmosi për tre sezone, por tashmë është vendosur që bashkëpunimi mes tyre të mbyllet një vit para kohe.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ricciardo, i cili deklaroi se pas bisedës me dy drejtuesit e lartë të McLarenit, palët kanë vendosur të ndërpresin në heshtje marrëveshjen në fund të këtij sezoni.
“Ka qenë një privilegj të isha pjesë e McLaren Racing në Formula 1 në dy sezonet e fundit, por pas një bisede të gjatë me Zak Brown, CEO-n e skuadrës, kemi vendosur të ndërpresim në heshtje bashkëpunimin në fund të këtij sezoni”, deklaroi Ricciardo.
Pas pushimit të verës, Formula 1 do të rikthehet këtë fundjavë me Çmimin e Madh të Belgjikës, ndërsa Ricciardo do të garojë me McLarenin e tij edhe në 9 garat e mbetura deri në fund të sezonit, për të kërkuar më pas fatin në një tjetër skuadër.
Top Channel