Trump: Jam shumë i zhgënjyer me Starmer, ndaloi forcat amerikane të përdorin bazën britanike për sulme ndaj Iranit
Vetëm një javë më parë Ukraina po kërcënonte turistët të largoheshin nga Krimea, por tani duket se duhet të falenderojnë këtë turist rus që duket se me fotot e tij po i ndihmon duke zbuluar vendndodhjen e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore, shkruan britanikja Daily Mail.
Diçka të ngjashme shkruante në një koment ministria e mbrojtjes teksa postonte foton e një burri të moshuar në rrobabanjo që rrinte në plazh me sistemet raketore ruse S-400 në sfond prapa vetes.
Foto ishte postuar fillimisht në rrjetin rus VKontakte – së bashku me të dhënat e sakta të vendndodhjes.
Kjo u lejonte investiguesve të internetit të zbulonin vendndodhjen e baterive anti-ajrore që janë nga më të sofistikuarat e Rusisë, që ndodheshin në një fushë pranë qytetit të Yevpatoriya.
Vendodhja në fakt përshtatet me raportimet për aktivitet anti-ajror në zonë siç deklaroi guvernatori i Sevastopol, Mikhail Razvozhayev.
Ministria e mbrojtjes së Ukrainës duket se shihte dhe anën humoristike të informacionit, duke i thënë me ironi rusit në foto: “Falemnderit dhe vazhdo punën e mirë të zbulimit që po bën!’
Nuk dihet tashmë nëse bateritë anti-ajore janë zhvendosur në të tjera vendndodhje.
Ndërkohë sipas raportimeve të luftës, disa shpërthime kanë ndodhur ditet e fundit në Krime me objektiv bazat ajrore ruse dhe ato të municioneve.
Top Channel