Turisti rus ‘tregon’ padashje vendndodhjen e raketave kundërajrore në fotot nga Krimea (fotot)

24/08/2022 17:30

Vetëm një javë më parë Ukraina po kërcënonte turistët të largoheshin nga Krimea, por tani duket se duhet të falenderojnë këtë turist rus që duket se me fotot e tij po i ndihmon duke zbuluar vendndodhjen e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore, shkruan britanikja Daily Mail.

Diçka të ngjashme shkruante në një koment ministria e mbrojtjes teksa postonte foton e një burri të moshuar në rrobabanjo që rrinte në plazh me sistemet raketore ruse S-400 në sfond prapa vetes.

Foto ishte postuar fillimisht në rrjetin rus VKontakte – së bashku me të dhënat e sakta të vendndodhjes.

Kjo u lejonte investiguesve të internetit të zbulonin vendndodhjen e baterive anti-ajrore që janë nga më të sofistikuarat e Rusisë, që ndodheshin në një fushë pranë qytetit të Yevpatoriya.

Vendodhja në fakt përshtatet me raportimet për aktivitet anti-ajror në zonë siç deklaroi guvernatori i Sevastopol, Mikhail Razvozhayev.

Ministria e mbrojtjes së Ukrainës duket se shihte dhe anën humoristike të informacionit, duke i thënë me ironi rusit në foto: “Falemnderit dhe vazhdo punën e mirë të zbulimit që po bën!’

Nuk dihet tashmë nëse bateritë anti-ajore janë zhvendosur në të tjera vendndodhje.

Ndërkohë sipas raportimeve të luftës, disa shpërthime kanë ndodhur ditet e fundit në Krime me objektiv bazat ajrore ruse dhe ato të municioneve.

FOTO GALERI
1/3
Nje turist rus duket se me fotot e tij po i ndihmon duke zbuluar vendndodhjen e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore

Top Channel