SPAK nisi hetimet ndaj tij, reagon Ilir Meta: Shtatori po vjen dhe drejtësia e popullit nuk do ndalet më!

24/08/2022 12:50

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka nisur hetimet ndaj tij pas kallëzimit të depozituar në SPAK nga ish-deputeti Halit Valteri.

Meta ka publikuar edhe një tjetër kërkesë që kreu i SPAK, Arben Kraja ka bërë lidhur me verifikimet për gjeneralitetet e ish-kreu të shtetit.

“Meqenëse spurdhjaku i partisë ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik ju lutem njihuni edhe me një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës. Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më! Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më!”- shkruan Meta.

SPAK ka kërkuar formularin e dekriminalizimit për Metën, pas një padie në strukturën e posaçme, e depozituar nga ish-deputeti Halit Valteri. Kallëzimi penal nga Valteri ishte pas investigimit të gazetës austriake, “Kronen Zeitung”, e cila akuzoi se Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie , që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump.

Top Channel