SHBA nis sulmet ajrore kundër grupeve të mbështetura nga Irani në Siri

24/08/2022 09:41

Ushtria amerikane ka thënë se ka kryer sulme ajrore në zonat e Sirisë lindore të përdorura nga trupat e mbështetur nga Irani, shkruan The Guardian. Zëdhënësi i Komandës Qendrore të Ushtrisë Amerikane, koloneli Joe Buccino, tha në një deklaratë të mërkurën:

“Sulmet e sotme ishin të nevojshme për të mbrojtur personelin amerikan”, në përgjigje të një sulmi më 15 gusht që kishe si shënjestër forcat amerikane. Sulmet ishin “veprime proporcionale, të qëllimshme që synonin të kufizonin rrezikun e përshkallëzimit dhe të minimizonte rrezikun e viktimave”, shtoi ai.

Buccino nuk identifikoi objektivat dhe as nuk ofroi ndonjë shifër viktimash nga sulmet, të cilat erdhën me urdhër të presidentit Joe Biden. Nuk kishte asnjë njohje të menjëhershme nga media shtetërore e Sirisë për sulmet që goditën Deir Ez-Zor. Irani nuk e pranoi sulmin.

Sulmi i 15 gushtit me dronët dyshohet se u nisën nga trupat e mbështetur nga Irani, që shënjestruan garnizonin al-Tanf të përdorur nga forcat amerikane. Komanda Qendrore e SHBA-së e përshkroi sulmin si shkaktar “zero viktima dhe pa dëme” në atë kohë.Forcat amerikane hynë në Siri në vitin 2015, duke mbështetur forcat aleate në luftën e tyre kundër grupit të Shtetit Islamik, shkruan The Guardian.

Top Channel