Ka situata në të cilat edhe presidentët duhet të ndërhyjnë në planet e një trajneri.
Kështu, ka vepruar Florentino Perez, numri një i Real Madrid që së fundmi ia ka bërë të qartë trajnerit Carlo Ancelotti se nuk duhet të përdorë për asnjë arsye Marco Asension.
Sulmuesit anësor i skadon kontrata në vitin 2023 dhe së fundmi refuzoi rinovimin për katër vite të tjera me një pagë prej 5 milionë euro në sezon. Një gjest që nuk i ka shkuar përshtat presidentit Perez i cili tashmë e ka nxjerrë futbollistin jashtë planeve të Los Blancos, teksa klubi është në pritje që 26-vjeçari të gjejë një destinacion të ri deri në fundin e merkatos pasi përndryshe rrezikon ta kalojë të gjithë sezonin e ri në rolin e spektatorit.
Sigurisht, një situatë e cila nuk i shkon aspak përshtat Asensios pasi në mes është edhe Botërori, e sulmuesi kërkon një vend në skuadrën e trajnerit Luis Enrique.
Top Channel