Etiketimi kreut të SPAK Arben Kraja prej Ilir Metës si spurdhjaku i partisë, ka prodhuar një reagim të fortë nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Në një reagim në rrjetin social “Twitter”, diplomatja amerikane shkruan se kërcënimet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe përpjekja për të prishur Reformën në Drejtësi nuk mund të pranohen si normale në një vend kandidat të BE-së dhe NATO-së.

Kërcënimet dhe intimidimet ndaj prokurorëve dhe gjykatësve dhe çdo përpjekje për të nxjerrë nga shinat reformën në drejtësi në Shqipëri nuk duhet të pranohet si normale tani.  Kjo sjellje nuk I përket një vendi të NATOs dhe ka hapur negociatat me BE e ulet në këshillin e sigurimit”.

Ambasadorja e SHBA në këtë reagim në adresë të Ilir Metës thekson.

Për një kohë të gjatë të pasurit apo të plotpushtetshmit besonin se ishin të paprekshëm.  Tani janë të trazuar se pa-ndëshkueshmërisë po i vjen fundi.  E ndërsa reforma në drejtësi po zbatohet dhe po prodhon më shumë rezultate, po bëhet e qartë dhe më e qartë akoma se asnjë nuk është mbi ligjit”.

 

Top Channel