Disa mesazhe shokuese të publikuara së fundmi në rrjet tregojnë sesi një diplomat i lartë australian ankohet te eprorët e tij se rroga prej 450,000 dollarë amerikanë në vit “nuk është e mjaftueshme për të jetuar” gjatë shërbimit të tij në Londër.
Mesazhet e publikuara, te marra nga rrjeti WhatsApp tregojnë sesi përfaqësuesi tregtar i Australisë në Britani, Stephen Cartwright thotë se rroga e tij nuk është e mjaftueshme për të ruajtur stilin e jetesës së familjes së tij.
Cartwright, përfaqësues i shtetit australian të New South Wales në Britani, ankohet më tej se zyrtarë të tjerë marrin “më shumë dieta dhe benefite” sesa ai.
Në mesazhet shokuese të publikuara nga e përditshmja australiane The Sydney Morning Herald, Cartwright shkruante më 23 mars: “Të gjithë përfaqësuesit dhe drejtuesit qeveritarë kanë makinën dhe arsimin privat të paguar nga qeveria.”
Cartwright, i cili ka siguruar emërimin e lartë në Londër në tetor të vitit të kaluar, listonte gjithashtu të tjera lehtësira që u jepeshin përfaqësuesve të shteteve të tjera australiane, në kohën që kryenin detyrat e tyre jashtë vendit.
Më tej Cartwright shkruante: “Qeveria e rajonit WA i paguan përfaqësuesit të tyre 13,500 në muaj vetëm për qera – kjo është më shumë sesa e gjithë rroga ime!”
Ndërsa më pas ai insistonte se “duhet bërë diçka”, teksa sugjeronte se do të niste të mendonte seriozisht për të ardhmen e tij si “përfaqësues i përgjithshëm”.
E përditshmja Herald shkruante më tej mbi mesazhet: “Kam dy oferta për role drejtuese në Sydney por do të doja të qëndroja këtu për të sjellë rezultate për shtetin e NSW.
“Por unë nuk mund të jetoj për 3 vjet pa një apartament ku të akomodohet familja ime, kur këtu pagesat e shkollimit janë dy herë më të larta se në Knox”.
“Mund të diskutoj në telefon nëse ju preferoni por diçka duhet bërë”.
Cartëright, i cili ka qenë më parë drejtor i grupit të lobimit Business NSW, nisi punën e tij të re në fund të vitit të shkuar me rrogë 350,000 paundë britanikë ($420 000) në vit – që ishte më e larta se çdo përfaqësues tjetër tregtar asokohe.
Top Channel