Kampioni i Botës këshillon Vlahovic: Inter ka një sulm atomik!

24/08/2022 18:07

Ish-sulmuesi i famshëm i Italisë dhe Juventusit apo Bayern Munich, Luca Toni ka një këshillë për Dusan Vlahovic.

Serbi i Juventusit shënoi dy gola në ndeshjen e parë të Serisë A ndaj Sassuolos, megjithatë në sfidën e dytë, atë ndaj Sampdorias u duk i izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës.

Ndaj, Kampioni i Botës me Italinë në vitin 2006, Toni thekson se Vlahovic duhet të përmirësohet në aspektin e bashkëpunimit me shokët e ekipit ndërsa nga ana tjetër, shprehet se Inter ka një sulm atomik me dyshen tashmë të ribashkuar, Lautaro-Lukaku.

“Vetëm 9 topa të prekur nga Vlahovic në ndeshjen e fundit? E kam pyetur edhe Allegrin mbi këtë fakt. Është pak e çuditshme sepse Juventus luan me skemën 4-3-3 dhe i vetmi në majën e sulmit është Vlahovic, ndoshta skuadra nuk e shërben mjaftueshëm.

Por, edhe pse ai është një “vrasës” në zonë, duhet të përmirësohet në aspektin e bashkëpunimit me shokët e skuadrës dhe të jenë më aktiv në manovrën e ekipit. Sepse nëse edhe në vazhdim do të përsëriten këto statistika si në ndeshjen ndaj Sampdorias, atëherë ka probleme dhe duhet të ndryshojë diçka.

Inter? Ata kanë një sulm atomik me Lautaron dhe Lukakun dhe janë me fat sepse trajneri Inzaghi nuk ka vuajtur në aspektin e dëmtimeve të lojtarëve ndërsa nga ana tjetër, Juventusi ka humbur pjesë të rëndësishme si Pogba, Di Maria apo Chiesa”, u shpreh Toni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA