Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Real Madrid humbi një lojtar shumë të rëndësishëm në mesfushë, pasi Casemiro zgjodhi të vazhdojë karrierën e tij te Man United.
Pavarësisht se Kampionët e Europës, përfituan një shumë ta majme për brazilianin, vetë Ancelotti e pranoi që është shumë e vështirë për të zëvendësuar 30-vjeçarin, por “Madrilenët” kanë luksin në përzgjedhje, pasi klubi spanjoll ka shumë lojtarë në ekip që mund të përshtaten në rolin e Casemiros: si Tchouameni apo Camavinga.
Megjithatë së fundi në Spanjë është raportuar një lajm shumë interesant nga Mundo Deportivo, që shkruan se Reali i Madridit ka refuzuar një ofertë prej 90 milionësh për Federico Valverde. 24 vjeçari uruguaian është bërë shumë i rëndësishëm për Carlo Anceloti dhe vetë trajneri Italian ka vendosur për të refuzuar çdo ofertë për mesfushorin.
Në sezonin 2021-2022 Valverde luajti 31 ndeshje në La Liga, ndërsa në sezonin e ri që sapo ka nisur, Valverde i ka luajtur të dy ndeshjet si titullar dhe gjithashtu ka gjetur dhe rrugën e rrjetës në fitoren e thellë në transfertë përball Celta Vigo me rezultain 1-4.
Valverde ka kontratë me Realin e Madridit deri në vitin 2027. Mesfushori është pjesë e Realit që prej vitit 2016, ndërsa në sezonin 2017-2018 luajti në huazim për një sezon me Deportivo La Coruna, për t’u rikthyer përsëri te Kampionët e Spanjës.
Top Channel