Në muajt që vijnë kostoja e jetesës në Angli pritet të arrije në nivele të papërballueshëm për shumicën e familjeve atje. Rritja e çmimit të energjisë në Britaninë e Madhe ka çuar në një korrigjim të inflacionit, që mund të arrijë në 18.6% në fillim të 2023.
Nëse raundi i parë i rritjes së faturave vendoset të premten, ekspertët parashikojnë se kostot për një shtëpi mesatare do të rriten nga rreth 2,000 paund (2,350 euro) në vit, që është niveli aktual, në pothuajse 4,000 në tetor, 4,500 në janar dhe rreth 6000 në prill.
Prandaj, në pranverë, qytetarët mund të paguajnë trefishin e asaj që paguajnë tani për faturat e dritave dhe të ngrohjes.
Këto nivele në Mbretërinë e Bashkuar janë shënuar në vitet 70. Kriza në atë kohë u shkaktua nga grevat e minatorëve: këtë herë një nga faktorët është lufta në Ukrainë, por në Britaninë e Madhe situatën e rëndon edhe vakumi politik pas largmit të Boris Johnson. Prej disa kohësh, korporatat energjike kanë kërkuar nga qeveria që të veprojë.
Nga ana tjetër, Downing Street thekson se nuk do të ketë asnjë masë përpara ardhjes së kryeministrit të ri më 5 shtator (kur do të shpallet fituesi mes Rishi Sunak, dhe Liz Truss.
Me rritjen e kostos së jetesës dhe inflacionit, ndërhyrjet e reja të Bankës së Anglisë mbi normat e monedhës vendase duken të pashmangshme. Tkurrja e ekonomisë e fut vendin në recesion, që pritet të zgjasë më shumë se një vit. Paniku ka filluar të përhapet mes qytetarëve, më shumë se 100,000 persona i janë bashkuar thirrjes “Mos paguaj”, një proteste, që paralajmëron mospagimin e faturave. por këtë krizë e ka thelluar edhe Covid e Brexit, që kanë vënë në vështirësi sektorët kryesorë të ekonomisë
Top Channel