Një burrë 77-vjeçar ka humbur tragjikisht jetën kur një urë lëvizëse ku ai po kalonte, u ngrit papritur teksa ai ishte ende në të.
Richard Dujardin ishte në mes të urës në Milwaukee, SHBA, kur ajo nisi të ngrinte dy krahët.
Ai bashkë me gruan e tij Rose-Marie po shkonin në një meshë në kisha para se të merrin avionin.
Bashkëshortja e kishte kaluar urën, por për fat të keq Dujardin nuk arriti t’ia dilte, pasi ecte ngadalë.
Një raport i mjekut ligjor të Milwaukee i parë nga rrjeti vendas WDJT-TV, thuhet se viktima mbante gjithashtu aparat dëgjimi dhe në kohën e incidentit po shikonte në iPad-in e tij.
Raporti shtonte se burri ishte përpjekur të arrinte të shoqen por nuk kishte shpejtësi.
“Dritat dhe zilet e alarmit u ndezën në të dyja anët e urës, por për fat të keq Richard nuk dëgjonte mirë dhe nuk i vuri re ato”, thuhej në raport.
“Kur krahu i urës nisi të ngrihej atë e zuri paniku dhe u kap në parmakun anësor. Ura vijoi të ngrihej deri në këndin e drejte 90°.”
Ai kishte arritur të mbahej në hekur për rreth 1-2 minuta, para se të binte nga rreth 25 metra në trotuarit përtokë.
Policia kishte tentuar ta risillte në jetë por Dujardin vdiq nga plagët e rënda në kokë.
Një nga dëshmitarët tha për aksidentin: “E pashë aksidentin personalisht, gruaja e tij duhet të jetë shumë e tronditur, ajo do të duhet të jetojë me këtë tani, është shumë e trishtë”.
Top Channel