U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Avokatët mbrojtës të dy rusëve dhe ukrainasit të shpallur fajtor për spiunazh, pasi sulmuan ushtarët në uzinën e Gramshit, janë shprehur kundër vendimit të Gjykatës së Elbasanit.
Avokati Demir Çiftja i cili ka marrë në mbrojtje rusin Mikail Zorin, ka kërkuar masën detyrim paraqitje, duke pretenduar se klienti i tij është trembur pasi u ndoq nga ushtarët ndaj përdori spray.
Ndërsa avokati Sajmir Visha, i cili ka marrë në mbrojtje ukrainasin, është shprehur se klientit të tij nuk i janë plotësuar të gjitha kushtet, pasi nuk kishte përkthyes në gjuhën ukrainase dhe se spary neutralizues që u përdor nuk ishte një armë kimike. Ai tha se nuk është cënuar perimetri i uzinës pasi ka pasur mungesë sinjalistike dhe ata nuk kishin nga ta dinin nëse ishte e ndaluar hyrja.
“E kam vlerësuar të ligjshëm arrestimin por kam kërkuar detyrim paraqitje. Klienti im është trembur pasi e kanë ndjekur ushtaret ndaj ka reaguar me spray. Nuk ka prova për vepra te tjera penale ndaj tij.“- tha Demir Çiftja
“Nuk janë garantuar të drejtat e klientit tim. Nuk është caktuar përkthyes ne gjuhen ukrainase dhe pavarësisht se ai kupton rusisht kam kërkuar te deklarata e tij te mos merret për baze. Edhe dy shtetasit e tjerë kane kërkuar avokat por gjykata i ka detyruar te marrin avokat kryesisht. Spray neuroparalizues mbajnë femrat. Nuk është arme kimike. Nuk është cenuar një perimetër i ndaluar pasi ka pasur mungesë sinjalistike. Nuk kishin nga ta dinin”, është shprehur avokati Sajmir Visha, i cili ka marrë në mbrojtje ukrainasin
Top Channel