Emerson Palmieri është afrimi i shtatë i West Ham në këtë merkato.

“Hammers” kanë zyrtarizuar mbrëmjen e sotme mbrojtësin italo-brazilian.

Përmes një reagimi në faqen zyrtare të klubit londinez, mbrojtësi u shpreh: “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një sfidë e madhe për mua të jem në këtë skuadër të fortë. Kam qenë gati për këtë lëvizje që nga dita e parë që u riktheva në Angli. Gjithmonë i kam admirur klubet e mëdha dhe ndeshjet më të rëndësishme. E dija historinë eWest Ham, një histori e shkëlqyer dhe kur mësova interesin që ky klub kishte për mua pranova menjëherë. Mezor po pres të luaj.”-tha ai.

Nga transferimi i mbrojtësit, Chelsea do të përfitojë 13 milionë euro plus 2 milionë euro shtesë nga bonuset.

Palmieri është ndjekur prej kohësh me vëmendje nga disa skuadra italiane, veçanërisht Lazio dhe Juventus, por në fund vendosi të vazhdojë karrierën e tij në Angli, ku u rikthye pas huazimit të Lyon.

Pas eksperiencave me fanellat e Palermos dhe Romës para se të kalonte në Premier League në janar 2018, duket se për mbrojtësin nuk do të ketë një rikthim në Seria A.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta