Ylli i Anglisë tërhiqet nga futbolli në moshën 35-vjeçare

23/08/2022 20:40

Ylli i Anglisë, Jill Scott ka njoftuar tërheqjen nga futbolli.

Mesfushorja ka shijuar një super karrierë me Everton, Manchester City dhe Anglisë dhe ka fituar trofe me të treja skuadrat, duke kulmuar me suksesin e Euro 2022 këtë verë.

35-vjeçarja konfirmoi këtë të martë në “The Players Tribune”, se kohës së saj në futboll i ka ardhur fundi: “Në rregull, nuk do qaj. Ia premtova vetes. Sot, mund t’i them lamtumirën futbollit, por ne do të festojmë. Nuk ka fytyra të trishtuara!!”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA