Shkoi në shtëpi mori armën dhe vrau 51-vjeçarin në lokalin ku po qëndronin, ky është vendi ku ndodhi vrasja në Vaun e Dejës
23/08/2022 09:18
Ky është vendi ku pak orë më parë, pas një konflikti për motive të dobëta, Alfons Palushani vrau me armë zjarri Agron Metushin 51 vjeç.
Si ndodhi ngjarja?
Ishte ora 03:00 kur Palushani dhe Metushi u konfliktuan teksa po qëndronin në lokalin e natës në fshatit Shelqet dhe 37-vjeçari, Alfons Palushani, në gjaknxehtësi e sipër, shkoi në banesën e tij, mori armën e zjarrit kallashnikov dhe u kthye në lokal për të vrarë 51-vjeçarin.
Metushi për të shmangur krimin, tentoi të hipte në makinë dhe të largohej nga lokali po qëndronin, por në atë moment Palushani qëlloi me armë zjarri dhe e la të vdekur.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.
Top Channel