Putin thyen heshtjen për vrasjen e bijës gazetare të këshilltarit të tij ideologjik: Krim djallëzor (fotot)

23/08/2022 15:25

Presidenti rus Vladimir Putin ka quajtur sot vrasjen e bijës së ideologut të tij në një atentat me bombë në makinë, një “krim djallëzor”.

Nderkohë Alexander Dugin ka bërë thirrje për hakmarrje për shpërthimin që vrau bijën e tij 30-vjeçare Daria Dugina, pas raportieme se ai pësoi një atak kardiak pas sulmit të së shtunës mbrëma.

Në njëmesazh të publikuar nga Kremlini Putin tha: “Një krim i ulët e djallëzor i mori jetën  Daria Dugina, n jë person deh gazetare e talentuar me një zemër të vërtetë ruse”.

Në komentet e tij pas sulmit Dugin denounconte atë që quante “sulm terrorist i kryer nga rejgimi nazist i Ukrainës”.

Ai tha më tej: “Por ata nuk do t’ia dalin. Zemrat tona kërkojnë hakmarrje, por kjo është shumë e vogël, nuk ëhtë në stilin rus. Ne duam fitoren tonë, vajza ime dha jetën në altarin e fitores”.

Në një video të marrë pak pas shpërthimit vrasës Dugin shihet me duar në kokë teksa shikon makinën që digjet.

Mes të dyshuarve janë dhe elementë disidentë mes forcave ruse të sigurisë, shkruan britanikja The Sun.

Dugina, ishte një gazetare ruse që kishte raportuar nga Ukraina që prej nisjes së luftës, duke përfshirë dhe një mbulin të gjerë të rrethimit dhe kapjen e uzinës Azovstal në Mariupol.

Muajin e kaluar ajo ishte sanksionuar dhe nga qeveritë perëndimore me argumentimin “shpërndarëse e profilit të lartë të dezinformimit në lidhje me Ukrainën.”

Rusia fajëson tashmë për vrasjen një agjente ukrainase që kishte ardhur në Moskë me të bijën e saj 12 vjeçare.

Sipas shërbimeve ruse të inteligjencës FSB, autorja quhet është qytetarja ukrainase Natalia Vovk, karta e identitetit të së cilës është publikuar në media, dhe që raportohet se menjëherë pas sulmit ajo është arratisur nga Estonia.

Autoritetet ruse konfirmuan se atentati ndaj Daria Dugina ishte “i planifikuar dhe realizuar nga shërbimet sekrete të Ukrainës.”

Pas vrasjes, agjentja e tyre ishte larguar nga vendi duke kaluar nga rajoni Pskov drejt Estonisë.

Agjencia TASS duke cituar inteligjencën tha se ajo kishte hyrë në Rusi më 23 korrik 2022, me të bijën e vogël.

Ato kishin marrë pjesë në një event ku ishte e ftuar dhe Dugina të shtunën në Moskë, para se ajo të vritej në shpërthimin e makinës.

Inteligjenca FSB shtonte në deklaratë: “Kriminelët përdorën një makinë Mini Cooper për të monitoruar Daria Dugina. Gruaja kishte disa dokumente të ndryshme identiteti, por kishte hyrë në Rusi me një dokument të lëshuar nga ‘Republika Popullore e Donetsk”.

Kjo e fundit ka shpallur ndarjen nga Ukraina dhe mbështetet nga Rusia.

Mediat ruse thonin se Alexander Dugin kishte marrë kërcënime me vdekje para atentatit të së shtunës ku u vra bija e tij. Kërcënimet vinin nga “nacionalistë ukrainas”, siç quan Moska sistemin politik aktualisht në pushtet në Ukrainë.

Figura të shumta ruse të medias kanë bërë thirrje për hakmarrje ndaj qendrave të vendim-marrjes  në Kiev.

FOTO GALERI
6/7
Vendi i atentatit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA