09/11 22:54
Në disa pamje të pazakonta nga Spanja shiheshin sot zjarrfikësit që ngrinin një makinë të vjedhur, të rrëzuar brenda një stacioni nëntokësor metroje në kryeqytetin Madrid.
Shoferi i makinës së vjedhur përfundoi ‘pa sukses’ xhiron e tij duke rënë brenda stacionit Plaza Elíptica, para se të nxirrej jashtë mjetit nga zjarrfikësit.
Raportimet vendase thonin se vjedhësi i paemëruar, kishte dalë thuajse i palënduar nga incidenti.
Burri ishte arrestuar si pjesë e hetimeve për ngjarjen e rëndë dhe po merret në pyetje nga autoritetet.
Makina ishte ngritur përsëri në sipërfaqe nga zjarrfikësit teksa pamjet e pazakonta kanë bërë xhiron e rrjetit këtë të martë.
Top Channel