Luiza Gega kampione Europe/ Rama: Gjermania këtë herë është e dyta, nuk ndodh shpesh! Kjo arritje të lë pa fjalë

23/08/2022 11:58

Kryeministri Edi Rama teksa ka mbajtur fjalën gjatë ceremonisë së nderimit që iu bë ditën e sotme atletes kampione Luiza Gegës, është shprehur shumë i nderuar nga arritja e madhe e atletes.

Ai u shpreh shumë entuziast për faktin se për të parën herë Shqipëria arrin një triumf kaq të madh, sa la edhe Gjermaninë në vend të dytë, gjë e cila nuk ndodh shumë shpesh.

“E dashur Luiza, kampione e Europës. Është krenari dhe një privilegj I veçantë që të kemi këtu mes nesh, këtu u thanë shumë fjalë por prapë kjo arritje të lë pa fjalë por të paktën me të gjithë ceremonialin që ofron shteti. Më vjen mirë që sot unë të prezantohesha me ambasadoren e BE-së në Shqipëri për të kremtuar festimet e një kampioneje shqiptare që mundi një gjermane. Nuk ndodh shpesh që të mundet Gjermania, por sot në këtë sallë ajo është e dyta pas Shqipërisë. Kur vjen fjala tek gara dhe tek adrenalina që ajo prodhon për kombet, shteti ka kohë që e ka pranuar se e ka humbur rivalitetin me sportin. Për ato 10 minuta vrapimi të Luizës që tashmë I përkasin historisë, tashmë janë hapa gjaku, sfilitje, djerse. Luiza I ka dhënë sportit dhe Shqipërisë letra të reja fisnikërie. Kur mendojmë se çfarë I dhuroi Luiza Shqipërisë, është imazhi I një Shqipërie që ia del me kokën lart mes gjithë të tjerëve. Luiza është një pararendëse, parakumtuese, nuk e ekzagjeroj aspak sepse historia e atletikës ka treguar se është që në kohën e zotave është vrapuar. Çdo hap më I shpejtë I një atleti është I parakumtë I një hapi tjetër të shpejtë në mbarë njerëzimin.”-tha Rama

 

 

 

Top Channel