
23/02 22:38
Aksi Londër – Barcelonë vijon të jetë aktiv në këtë merkato.
Së fundmi, Chelsea i ka dërguar ofertë zyrtare Barcelonës për sulmuesin, Pierre-Emerick Aubameyang.
“Blutë” po përgatisin rikthimin e gabonezit në Londër dhe kanë ofruar plotë 20 milionë euro për shërbimet e tij. Sipas medieve britanike, bëhet me dije se kjo është oferta finale e Chelsea dhe tani pritet përgjigja e katalanasve, të cilët në kushtet që ndodhen, pritet të pranojnë këtë ofertë.
Nevoja për të reduktuar organikën, pasi Jules Kounde është ende i pa federuar, por do të luajë një rol vendimtar edhe vetë dëshira e lojtarit, pasi në këtë merkato ai ka shprehur dëshirën për të qëndruar në “Camp Nou”.
Top Channel