Zemra e balsamosur e perandorit Pedro I, mbërrin në Brazil (fotot)

22/08/2022 17:29

Zemra e balsamosur e perandorit të parë të Brazilit Dom Pedro I, ka mbërritur sot në kryeqytetin Brasilia për të shënuar 200 vjetorin e pavarësisë së vendit nga Portugalia.

Zemra, e cila ruhet në një enë të mbushur me leng formaline, erdhi me një avion ushtarak nga Portugalia.

Ajo do të pritet me nderime ushtarake para se të nxirret në shfaqje në një ekzibicion makabër në ministrinë e jashtme.

Pas ditës së Pavarësisë së Brazilit ajo do të kthehet në Portugali.

Organi i balsamosur mbahet në qytetin e Porto kryebashkiaku i të cilit Rui Moreira e shoqëroi objektin në Brazil.

Moreira tha se do të kthejë atë në Portugali “pasi të ketë marrë admirimin e madh të popullit brazilian”.

“Zemra do të pitet njësoj si një kryetar shteti, sikur Dom Pedro I të ishte në jetë mes nesh,” tha zëdhënësi i minsitrisë së jashtme braziliane Alan Coelho de Séllos, duke shtuar se do të nderohej me të shtëna topi.

Dom Pedro ka lindur në 1789 në familjen mbretërore portugeze, që asokohe sundonte dhe Brazilin.

Familja erdhi më pas edhe vetë në Brazil, që ishte asokohe koloni portugeze, për t’i shpëtuar ushtrive pushtuese të Napoleonit.

Dom Pedro raportohet se ka qenë në favor të pavarësisë së Brazilit nga Portugalia dhe refuzoi të kthehej në vendin e tij të lindjes.

Më 7 shtator 1822 ai publikoi shpalljen e pavarësisë së Brazilit dhe pak më vonë u kurorëzua perandor.

Teksa ishte në shtratin e vdekjes në moshën 35 vjecare nga tuberkulozi, monarku kishte kërkuar që zemra e tij të mbahej në kishën Zonja e Mirë e Lapa në Porto.

Në 1972 trupi i tij u soll në Brazil dhe mbahet në një katakombë në São Paulo.

FOTO GALERI
2/4
Dom Pedro raportohet se ka qenë në favor të pavarësisë së Brazilit nga Portugalia dhe refuzoi të kthehej në vendin e tij të lindjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA