Vijon greva për pagat në portin më të madh të mallrave në Britani (fotot)

22/08/2022 19:02

Punonjësit e portit të Felixstou në juglindje të Anglisë ishin sot në ditën e dytë të grevës tetë-ditore të njoftuar për ngritje rrogash, teksa Britania përballet me një inflacion prej 10 përqind.

Rreth 2,000 punonjës të sindikatës së portit, përfshi operatorë vinçi, punëtorë e operatorë makinerish, marrin pjesë në grevën e parë në këtë port prej vitit 1989.

Sot sindikata paralajmëroi të tjera greva nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, duke refuzuar ofertën e shefave për rritjen e rrogave me 8 përqind.

“Ne kërkojmë minimalisht një rritje në përputhje me inflacionin,” tha zëdhënësi i sindikatës së punëtorëve Robert Morton.

Aksioni vjen në një kohë grevash për pagat dhe kushtet e punës në disa industri të Britanisë, teksa hekurudhat nisën veprimin e tyre të enjten.

Morton shtoi se nëse greva vazhdon në Felixstou do të ketë “trazira në zinxhirin e furnizimit”, teksa kërkoi që porti të pranojë të ulet në negocjata.

FOTO GALERI
4/5
Aksioni vjen në një kohë grevash për pagat dhe kushtet e punës në disa industri të Britanisë, perfshi hekurudhat

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA