Video/ Grabitësit thyejnë xhamin e Bugatti Chiron €3mln në qendër të Londrës, për të vjedhur orën e milionerit kuvajtian (fotot)

22/08/2022 15:26

Pamje shokuese janë shpërndarë nga Londra ku një grabitës i maskuar si shofer shperndarjeje, thyen me hekur dritaren e një veture luksoze Bugatti Chiron në lëvizje, duke tentuar të vidhte orën Rolex të një playboy te njohur nga Kuvajti.

Abdullah F. Al Basman, i njohur në rrjetet sociale për shfaqjet e pasurisë së tij, u sulmua duke drejtuar makinën në qendër të Londrës teksa mbante në kyç një orë Platinum Rolex Daytona, me vlerë rreth 120,000 euro.

Video tregon motoristin me një unifomë shpërndarësi ushqimesh te shpejta që thyen me një çekiç hekuri xhamin e dritares së Bugatti Chiron, teksa kalonte dje mes zonës ekskluzive qendore ‘Mayfair’.

Dyshja duket se godasin disa herë xhamin e supermakinës që me pas largohet me shpejtësi duke i shpëtuar grabitjes.

Policia tha se incidenti mund të jetë i lidhur me një tjetër sulm ndaj një 40 vjeçari në këtë zonë të cilit gjithashtu i vodhën orën.

Pas tentativës së grabitjes zoti Al Basman shihej që ndihmohej nga të tjerë të dilte nga makina e tij e thyer sportive.


“Don Zhuani” nga Kuvajti besohet se po qëndronte në hotelin Berkeley Hotel, dhe u shënjestrua pasi kishte postuar me herët foto të makinave dhe orave të tij të luksit ne rrjetet sociale.

Një dëshmitar tha: “Grabitësit me motor ishin në hotelin e tij këtë mëngjes dhe stafii hotelit u kishte thënë të largoheshin nga trotuari”.

“Kur Abdullah u largua me Bugatti ata nisën të ndiqnin në rrugën Hyde Park Corner. Një prej tyre më pas i ra borisë që besohet se ishte sinjali i nisjes së sulmit.”

Një zëdhënës i policisë së Londrës tha: “Po hetojmë raportimet për një grabitje në rrugën Curzon Street, Mayfair, pasditen e së dielës, më 21 gusht.

“Viktima 40-vjeçar u sulmua nga dy njerëz që tentuan të vjedhin orën e tij. Një ambulancë ndihmoi viktimën e sulmit por nuk kishte nevojë për trajtim në spital”.

Ky ishte një nga krimet e shumta që të dhunshme që kanë tronditur kryeqytetin britanik, pas atij të së shtunës kur katër vetë u plagosën me thikë gjatë një sulmi të rëndë në mbrëmje.

FOTO GALERI
1/6
Pamje shokuese janë shpërndarë nga Londra ku një grabitës i maskuar si shofer shperndarjeje, thyen me hekur dritaren e një veture luksoze Bugatti Chiron në lëvizje

Top Channel