Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se ka dyshime se pas incidentit në uzinën e armëve në Gramsh fshihet aktivitet spiunazhi, por është asgjësuar sapo ka nisur.

Balla vlerësoi punën e institucioneve shqiptare, teksa i bëri thirrje opozitës që të mos dalë në konkluzione por të presë hetimet dhe të zbardhet e gjithë ngjarja.

Mendoj dhe vlerësoj se reagimi i gjithë zinxhirit të strukturave shtetërore, qoftë Ministrisë së Mbrojtjes, FA, të policisë dhe institucione të hetimit në Shqipëri ka qenë në nivelin më të lartë dhe më të mirë të mundshëm. Dyshohet për aktivitet spiunazhi që është asgjësuar sapo ka nisur. Autoritetet meritojnë vlerësimin maksimal. Shqipëria mbetet vend anëtar i NATO. Do këshilloja këdo, edhe gjelat e politikës së opozitës që të presin hetimet.

Të presin verdiktin që do të zbardhin të gjithë këtë ngjarje. Ka një shprehje popullore, opinionin për shqiponjën nuk e japin dot gjelat e detit. Të gjithë ata që bëjnë sikur janë shqetësuar, edhe pse janë me pushime dhe përdorin telefonin për statuse. Organet meritojnë një falënderim për reagimin e tyre dhe asgjësimin në kohë të një përpjekje që mund të jetë aktiviteti mirëfillte spiunazhi”- tha Balla para gazetarëve.

Top Channel