Pezullohen 3 policët e rrahjes makabre të të ndaluarit, të regjistruar në video në SHBA (pamjet)

22/08/2022 18:03

Në një video me pamje të rënda të postuar dje në TikTok e Twitter, shihen tre oficerë të policisë së Arkansas në SHBA që rrahin brutalisht një të ri të ndaluar në rrugë, aq sa quheshin “oficerë nazistë”, në komentet e rrjeteve sociale.

Një prej policëve mbante kokën e të dyshuarit në trotuar ndërsa i dyti shihet që e qëllon vazhdimisht me grushte në kokë. Oficeri i tretë mban këmbët e të dyshuarit teksa e godet vazhdimisht me gjunjë.

Në një moment, oficeri që po e qëllonte në kokë, ngre kokën e të riut dhe e përplas në asfaltin e trotuarit, teksa i ndaluari shihet në video që tenton të mbrohet me duar.

Policia e Arkansas tha se po heton arrestimin sipas guvernatorit Asa Hutchinson.

Dy prej oficerëve janë nga njësitë e sherifit të Crawford dhe i treti nga departamenti i policisë së Mulberry.

Ata thanë se kishin reaguar ndaj raportimeve të një burri që bënte kërcënime në një supermarket paraditen e të dielës, sipas rrjetit vendas CBS THV11.

I dyshuari i dhunuar Randall Worcester nga South Carolina, raportohet se kishte kërcënuar një punonjës të supermarketit Damante.

Oficerët kishin ndjekur më pas 27 vjeçarin që u largua me biçikletë, dhe kishin nisur një bisedë me të, por sipas tyre ai papritur u bë i dhunshëm.

Siç shihet më pas në video  ata nisën ta rrihnin pas ta vënë nën kontroll, tha sherifi për rrjetin THV11.

Pamjet u filmuan nga një grua brenda makinës, zëri i të cilës dëgjohet në klithma tronditjeje nga ajo që po dëshmonte.

Ajo klith kur oficeri përplas kokën e të riut në trotuar teksa nis t’i thotë oficerëve diçka si “Nuk është nevoja për ta rrahur të vdekur”.

“Zhduku prej andej!”, i thotë gruas një prej oficerëve, ndërsa tjetri i thote: “Futu në makinë.”

FOTO GALERI
3/3
Në një moment, oficeri që po e qëllonte në kokë, ngre kokën e të riut dhe e përplas në asfaltin e trotuarit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA