Libani nis nëndetësen në kërkim të viktimave të barkës së emigrantëve (fotot)

22/08/2022 19:16

Grupet e shpëtimit në Liban lëshuan sot nëndetësen eksploruese për të kërkuar dhe nxjerrë rrënojën e një barke të mbytur me dhjetra emigrantë, rreth 10 km larg brigjeve të qytetit port Tripoli.

Objektivi i misionit një-javor është mbledhja e sa më shumë provave të ngjarjes së rëndë të prillit.

Javës që shkoi mbërriti nga Spanja në Tripoli nëndetsja eksploruese Pisces Vi, e cila pas montimit u lëshua sot në ujë.

Më 23 prill, një barkë me rreth 80 emigrantë që përpiqeshin të mbërrinin në Qipro u mbyt pas përplasjes me një anije të marinës libaneze.

45 njerëz i mbijetuan tragjedisë dhe shtatë trupa janë rekuperuar, ndërsa pjesë tjetër e njerëzve në të mbetet e humbur.

“Qëllimi kryesor i projektit është rivendosja e nderit dhe respektit,” tha për mediat Tom Zreika, themelues i grupit AUS Relief, që ka pajtuar nëndetësen.

Zreika, edhe vetë i larguar nga Libani me një barkë kur ishte vetëm dy vjeç ka punuar prej më shumë se tre mujash për të sjellë në Liban nëndetësen eksploruese dhe ekuipazhin e saj.

Me anë të një iniciative online për mbledhje fondesh, ata po përpiqen të zgjasin misionin e anijes përtej shtatë ditëve të programuara, nëse është e nevojshme.

Zreika shtoi se mjeti do të përpiqet të arrijë te barka e fundosur për të parë për prova apo trupa që mund të nxirren prej saj.

FOTO GALERI
1/5
Grupet e shpëtimit në Liban nisën sot nëndetësen eksploruese për të kërkuar dhe nxjerrë rrënojën e një barke të mbytur me dhjetra emigrantë

Top Channel