Kampione dhe rekordmene e Europës/ Atletja Luiza Gega pritet me nderime pas suksesit në kampionatin evropian të atletikës

22/08/2022 15:41

Mesditën e së hënës mbërriti në Tiranë kampionia e Europës për garën e 3000/p të Atletikës Luiza Gega e pritur nga ministria e sporteve Evis Kushi, Ministria e Rinisë Bora Muzhaqi, presidenti i Komitetit Olimpik z.Fidel Ylli dhe përfaqësues të tjerë të këtij institucioni dhe të ministrisë së sporteve.

Ndodh rrallë herë që sportistët të priten kështu, por po kaq rrallë një vend si Shqipëria të arrijë të nxjerrë element të cilët mund të shpallen kampion europe.

Ndërkohë presidenti i KOKSH si nismëtarë i një pritjeje si kjo i vuri theksin edhe një herë vëmendjes që duhet të ketë qeveria ndaj sportistëve elitar.

Ndërkohë paraditen e së martës do të jetë kryeministri Edi Rama ai që do të presë Luiza Gegën për ta nderuar dhe përgëzuar për këtë arritje historike për vendin tonë në sportin e atletikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA