Ilir Meta paralajmëron: Më 1 shtator do të padis Autoritetin e Dosjeve për manipulim dhe falsifikim

22/08/2022 13:20

Kryetari i “Partisë së Lirisë” Ilir Meta më datë 1 shtator do të padisë Autoritetin e Dosjeve për manipulim dhe falsifikim te qëllimshëm.

Paralajmërimi i Metës vjen pasi Autoriteti i Dosjeve nxori inicialet I.M., e një politikani të niveli të lartë si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Meta tha se institucioni i Autoritetit po përdoret në mënyrë kriminale në interes të Edi Ramës.

Më 1 shtator do të padis penalisht Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve për shkelje flagrante të ligjit organik të dosjeve te Sigurimit të shtetit, për manipulim dhe falsifikim të qëllimshëm. Për manipulim për qëllim shantazhi dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Unë jam njohur plotësisht me dosjen e përndjekjes së qytetarit F.T. nuk ekziston asnjë dosje për Ilir Rexhep Metajn. Po cënohet privatësia e një qytetari për interes të Edi Ramës. Frika e Edi Ramës, sepse nuk e blen dot opozitën dhe nuk trukon dot ndeshjen përpara. Rast skandaloz i përdorimit të metodave të Sigurimit të Shtetit”-  tha kreu i PL-së në konferencën për mediat.

Top Channel