Gruaja e ndaluar shpëton nga prangat dhe qëllon oficerët me automatikun e policisë në SHBA (fotot)

22/08/2022 16:31

Oficerët e policisë thanë se kishin ndaluar 36 vjeçaren Rachel Zion Clay për sigurinë e saj, por gruaja që kundërshtonte masën arriti të çlirohej nga prangat, te gjente nga automatik në makinën e policisë që pasi e mbushi, nisi të qëllonte ndaj tyre dhe ndaj një anëtari të publikut.

Rachel Zion Clay përballet tashmë me burgim të përjetshëm për ngjarjen e rëndë të 12 gushtit. Ajo ishte ndaluar për sjellje anti-shoqërore pasi duke u zvarritur me këmbë e me duar ulërinte në kopshtin e shtëpisë së saj në Oklahoma, prandaj policia tha se e ndaloi për sigurinë e saj e për ta dërguar për ndihmë mjekësore.

Pasi e vendosën atë në makinë oficerët po merrnin dëshmitë e civilëve që ndodheshin aty, kur Clay arriti të lirohej nga prangat dhe të zgjatej drejt kroskotit të makinës ku mori automatikun e shërbimit AR-15, në incidentin e regjistruar nga kamera brenda makinës së policisë.

Ajo më pas qëlloi të paktën 10 herë duke goditur një oficer dhe një kalimtar, të dy pa plagë serioze.

Më pas vijoi një situatë e nderë tensioni zjarri, ku Clay herë pas herë qëllonte nga makina ndaj oficerëve, derisa rrjedhimisht u dorëzua pas negocjatave dhe ardhjes së mjeteve të blinduara.

Më pas gruaja u arrestua dhe nga testet rezultoi pozitive për metamfetaminë. Në mjetin e saj u gjetën dhe letra që dëshmonin për gjendjen e trazuar mendore.

Policia tha se ajo përballet tashmë me dënim nga tre vjet deri në burgi të përjetshëm për tentativë vrasjeje të oficerit të policisë dhe akuza të tjera.

FOTO GALERI
2/5
Në mjetin e saj u gjetën dhe letra që dëshmonin për gjendjen e trazuar mendore.

Top Channel