Barcelona shënoi fitoren e parë në La liga në sezonin e ri teksa mposhti Real Sociedad me rezultatin 4-1.
Njeriu i ndeshjes u shpall pikërisht Robert Lewandowski, që festoi në mënyrën më të mirë të mundshme 34 vjetorin e tij të lindjes. Sulmuesi polak ishte autor i dy golave dhe një assisti në këtë fitore të Barcelonës që shkon në 4 pikë, 2 më pak se Reali i Madridit.
Sulmuesit polak i mjaftoi vetëm 1 minutë lojë nga starti i ndeshjes për t’i dhënë avantazhin Barcelonës, një avantazh që zgjati vetëm 5 minuta pasi Sociedad barazoi me Isak.
Në pjesën e dytë, në skenë hyri Ansu Fati që fillimisht dha Assist për Dembele që shënoi golin e dytë dhe më pas për Lewandowski me polakun që e coi në 3-1 rezultatin duke realizuar edhe dygolëshin e tij të parë, pikërisht në këtë ditë të vecantë të jetës së tij. për më tepër.
Lewandowski e pasuroi akoma më shumë festën e tij të ditëlindjes edhe me assistin që i dha Ansu Fatit në golin që vulosi fitoren 4-1 të skuadrës së drejtuar nga Xavi Hernandez.
Top Channel