Destinacion surprizë për Cikalleshin, sulmuesi i kombëtares largohet nga Turqia

22/08/2022 18:00

Sokol Cikalleshi është larguar nga Turqia aty ku aktivizohej me skuadrën e Konyaspor. Sulmuesi i kombëtares ka vendosur të provojë një aventurë në Arabinë Saudite, aty ku do të vijojë karrierën tek klubi i Al Khaleej.

Në fakt, Cikalleshi mbetet në pronësinë e klubit turk, Konyaspor, mirëpo do të kalojë në klubin arab vetëm me anë të formulës së huazimit e cila do të ketë një kohëzgjatje prej një viti.

Në sezonin e kaluar, Al Khaleej u shpall kampion në Divizionin e parë të Arabisë dhe me transferimin e Cikalleshit kërkon të tentojë surprizën edhe në elitë, aty ku përballë do të ketë edhe klube si kampionët e Al-Hilal apo Al-Ittihad e Al-Nassr. Në sezonin e kaluar, sulmuesi i kuqezinjve ia doli të shënonte 10 gola si dhe të shërbente dy asiste për shokët e skuadrës tek Konyaspor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA