Sulmi në Uzinën e Gramshit, ambasadorja Yuri Kim: Të zbardhet ngjarja dhe autorët të mbajnë përgjegjësi

21/08/2022 11:30

Yuri Kim ambasadore e SHBA në Tiranë reagoi për ngjarjen e Gramshit.

“Fola me ministrin e mbrojtjes Niko Peleshi dhe shefin e shtabit Gjeneralin Kingji, duke uruar një shërim të shpejtë për dy ushtarët e plagosur mbrëmjen e shkuar,  duke mbrojtur një objekt ushtarak. Ne qëndrojmë me aleatët tanë ndërkohë që autoritetet vijojnë hetimet e plota për të zbuluar faktet dhe vënë përpara përgjegjësisë ata që janë përgjegjës”, thotë e dërguara e Uashingtonit në Tiranë.

 

Top Channel